Categories Lajme

Komisioni i Ekonomisë merr vendimin e përkohshëm.

Deputetët e mazhorancës kanë vendosur që të shtyhet për në muajin Shtator aministia fiskale, e cila ishte parashikuar që të kalohej në Kuvend brenda muajit Korrik. Gjatë komisionit të Ekonomisqë, deputetja socialiste Evis Kushi u shpreh se nuk bëhet fjalë për tërheqje të qeverisë, por kohë për të arritur dakordësi të gjerë për këtë amnisti.  ”Diçka shumë të shkurtër. Kjo nuk është tërheqje e qeverisë. Ne e hodhëm këtë projektligj. Presim që të marrë gjithë kohën e duhur që të kemi dakordësi. Nuk është tërheqje. Kur e nisëm nuk menduam sa komente dhe sugjerime do na vinin. Vlerësojmë faktin për kohën. Qeveria mirëpret të gjitha sugjerimet, propozimet dhe vërejtjet. Por t’i japim vlerën dhe kohën e duhur”,

sqaroi Kushi. Kryetarja e Komisionit Milva Ekonomi tha se seanca dëgjimore ishte shumëprofesionale ndërsa theksoi se nuk bëhet fjalë për tërheqje, por profesionalizëm. ”Po kjo nuk është tërheqje. Duhet më shumë seriozitet. Ne bëmë një seancë dëgjimore shumë profesionale. Kërkuam të gjitha palët e interesit, i falenderojmë për kohën që harxhuan, komentet këtu dhe tek Komisioni i Ligjeve. Nuk ka të bëjë fare me tërheqje por profesionalizëm”, u shpreh tha Ekonomi.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj u shpreh se puna do të vijojë edhe gjatë gushtit për të plotësuar ligjin për amnistinë fiskale. ”Ne faktikisht kemi diskutuar që konsultimi publik është bërë me grupet e interesi.t Unë ndërkohë kam ngritur ekipet për projekt- aktet, pra aktet nënligjore, që të përfitojmë edhe gushtin për diskutim publik. Një ligj pa aktet- nënligjore nuk mund të quhet i plotë prandaj po vijojmë me punën”, shtoi Denaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME