Categories Lajme

Komisioni për rithemelimin nuk e njeh PD-në zyrtare: Nuk përfaqësojnë më asgjë

Komisioni për rithemelimin e Partisë Demokratike verën se në një kohë që ka nisur puna për rikthimin e Partisë tek vlerat demokratike, konservatore dhe idealet e dhjetorit 1990-të, persona që pervec humbjes, nuk përfaqësojnë më asgjë në Partinë Demokratike vijojnë të përdorin simbolet, godinën dhe disa anëtarë, me shpresën se do vazhdojnë pazaret në kurriz të demokratëve.

Reagimi i plotë, Ju bëjmë me dije se me 4446 vota Kuvendi Kombëtar vendosi për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar dhe që prej ditës së djeshme ai ka humbur çdo funksion tjetër përveç atij të deputetit.

Falenderojmë shumicën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që ju përgjigjen thirrjes së Komisionit të Rithemelimit për të bojkotuar tallavanë e deputetit Basha.

Ashtu sic dhe e kemi theksuar mbledhja e sotme është nul, e paligjshme dhe çdo produkt i dalë prej saj është në kundërshtim me frymën dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar si organi më lartë i Partisë Demokratike.

Kuvendi Kombëtar i datës 11 dhjetor me vullnetin e lirë të delegatëve ka miratuar statutin e ri të Partisë Demokratike i cili është dokumenti themeltar mbi të cilin do të bazohet ringritja e Partisë Demokratike.

Bëjmë me dije, se nga data 11 dhjetor, simbolet dhe logoja e Partisë Demokratike është rikthyer tek origjinali mbi të cilin u hartua para 31 viteve. Nga dje çdo dokument zyrtar i PD që mbart logon e vjetër është i pavlefshëm.

I kujtojmë antarëve të familjes sonë të përbashkët se, nisma për rithemelimin e Partisë Demokratike është lëvizja më pro amerikane, pro perëndimore dhe pro demokratike që ka ndodhur ndonjëherë në shqipëri pas dhjetorit 1990 pasi në themel të saj qëndrojnë vota e lirë dhe respekti për statutin e PD si kontrata jonë e përbashkët me çdo demokrat. Kurrë më në PD nuk do të shiten dhe blihen mandatet e deputeteve! Nga sot e tutje ato do vendosen me transparencë të plotë nga vota e anëtarësisë së saj përmes primareve.

Nisma për rithemelimin e PD erdhi si domosdoshmëri pas veprimeve të dyshimta dhe korruptive me të cilat ish kryetari i dha oksigjen qeverisë Rama në tetë vite rresht.

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike, vijon punën për referendumin e datës 18 dhjetor i cili me votën e antarësisë do te certifikoje përfundimisht ndarjen nga humbësi i stazhionuar dhe do ti hapë rrugën një proçesi të ndershëm sipas parimit një antar një votë për zgjedhjen e kryetarit të ri.

I ftojmë të gjithë antarët e familjes sonë të madhe të punojmë për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar dhe më demokratike. Komisioni për Rithemelimin e PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME