Categories Lajme

Kompani e re për sigurinë në Rinas. ICTS nuk i rinovohet kontrata pas dy grabitjeve

Brenda verës pritet të ndryshojë menaxhimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit. Kompanisë ICTS i ka skaduar afati i licencës, ndërkohe që autoritetet shqiptare nuk ia kane rinovuar atë. E informuar për këtë heshtje shoqëria koncensionare e aeroportit Nene Tereza ka zhvilluar një tender ndërkombëtar për kontraktimin e një kompanie sigurie.

Rezultatet e tenderit nuk janë publikuar ende por mësohet se javës tjetër pritet ardhja nga jashtë e përfaqësuesve të lartë të koncensionarit, të cilët do të merren direkt me procedurat e menaxhimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Në fakt ICTS kishte një kontratë afatgjatë për garantimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit, por në kushtet e skadimit të licencës, nuk mund ta ushtrojë dot këtë aktivitet.

Si motiv kryesor i mos rinovimit janë dy grabitjet e ndodhura pistën e aeroportit ku nën kërcënimin e armëve u morën miliona euro, pjesë të sasive të parave që bankat depozitonin jashtë shtetit. ICTS Albania ka qenë e kontraktuar që në vitin 2005m për ofrimin e shërbimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Sipas dokumenteve të tenderit, kompania që do menaxhojë sigurinë në Rinas duhet të merret me kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve të dorës, dokumenteve të udhëtimit, skanimin e bagazheve, ngarkim-shkarkimin e mallrave dhe postës, kontrollin e automjeteve në aeroport. Po ashtu duhet të bëjë ruajtjen dhe patrullimin e perimetrit të aeroportit dhe zonave të brendshme si monitorimin përmes sistemeve të sigurisë. Afati i kontratës është 5 vjet dhe zbatimi nis në verën e 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet

Qytetarët morën më pak kredi për të blerë shtëpi në tremujorin e parë të këtij…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën, shpallen në kërkim egjiptianët

Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen dy automjete në Lushnjë, njëra përfundon në kanal, tre të lënduar

Një aksident është regjistruar në zonën e quajtur Goriçaj, Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME