Categories Covid-19

Kompania e Novavax-it fut vaksinën në fazën e fundit të testimit

Kompania amerikane Novavax është futur në fazën e fundit të testimit të një vaksine që lufton COVID-19-n, ndërsa shtetet po përballen me furnizime të pamjaftueshme me ato vaksina që kanë marrë tashmë autorizimin.

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar përdorimin për raste emergjente të dy vaksinave, njëra e prodhuar nga kompanitë Pfizer/BioNTech dhe tjetra nga Moderna, por për disa muaj dozat që do të shpërndahen do të jenë të limituara. Vaksina kandidate mbi të cilën po punon Novavax është e pesta që arrin në fazën përfundimtare të testimit. Rreth 30,000 vullnetarë janë të nevojshëm për të provuar nëse kjo vaksinë, e një lloji tjetër nga ajo e prodhuar nga kompanitë konkurrente Pfizer e Moderna, funksionon dhe është e sigurt.

Studimi i financuar nga qeveria amerikane, është i hapur për të gjithë personat në moshë të rritur, duke u përqendruar tek të moshuarit me rrezik të lartë si dhe tek vullnetarë që i përkasin komuniteteve afro-amerikane dhe hispanike, të cilët rezultojnë të jenë prekur rëndë nga virusi. Vetëm dy të tretat e vullnetarëve do të marrin vaksinën e vërtetë ndërsa pjesës tjetër do t’u injektohet placebo.

Vaksina e Novavax-it përdor kopje të padëmshme, të rritura në laborator të proteinës që vesh koronavirusin, për të stërvitur trupin që të kuptojë kur shfaqet virusi i vërtetë. Në ndryshim vaksina e Pfizer-it dhe Moderna-s përdorin një teknologji më të re, duke injektuar kodin gjenetik të asaj proteine. Në SHBA edhe dy kompani të tjera, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca ndodhen në fazën e fundit të testimit të vaksinave të tyre kundër COVID-19-s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME