Firma e prodhimit të kafesë Geviala ka lansuar një kompeticion, i cili kërkon të paguajë dy persona që të konsumojnë kafe dhe të jetojnë në një kështjellë në Skoci. Fituesit do marrin rreth 4,500 euro, së bashku me shërbimet luksoze që ofron kështjella. E ndërtuar më 1852-ën, kështjella ka 14 dhoma gjumi, e cila gjendet disa kilometra larg Edinburgut.
Çdokush që është mbi moshën 18 vjeçare dhe është banor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të aplikojë për vendin e punës. Ju mund të aplikoni në uebfaqen e tyre (këtu) përpara mbrëmjes së 21 dhjetorit. Aplikacioni duhet të jetë në gjuhën angleze.
