Categories Lajme

U hodha litarin, por ata ngrinë

Kamber Hoxha, Neim Hoxha dhe Gentian Golashi hum bën jetën në mënyrë tr agjike. Dëshmitarët, të cilët kanë parë nga afër ngjarjen, kanë qenë të shumtë, ndërsa e kishin të pamundur t’u jepnin ndihmë tre personave që hu mbën jetën brenda në pus. Ata tregojnë ngjarjen me lot në sy, ndërsa thanë për mediat se ndoshta mund t’i shpëtonin, por prania e gazit nën tokë rre zikonte edhe jetën e atyre që do të futeshin aty. Shtetasi Sokol Simoni, banor i fshatit ku ndodhi t ragjedia, tregon për media se e ka parë të gjithë ngjarjen nga afër. Ai është shprehur se kishte parë Neim Hoxhën që të vraponte për të shpëtuar kushëririn dhe xhaxhain e tij, që kishin mbetur në pus. Por kur fqinji, Sokol Simoni, ishte afruar, ishte tepër vonë pasi ata kishin ndë rruar jetë të tre.

“Pashë Neim Hoxhën që vrapoi për të shpëtuar xhaxhain dhe kushëririn e tij. Unë vrapova të merrja litarët. Kur kthehem, ai kishte hyrë. I bërtita, por ai nuk u përgjigj. Thirra disa herë ‘Kape litarin Neim’, pastaj pashë që ngriu”, ka thënë Sokol Simoni.
Ndërkohë, të tjerë familjarë kanë treguar se kanë parë tmerr me sy. Ishte e fr ikshme të shikoje familjen tënde aty brenda në pus, duke dhënë shpi rt dhe ne nuk mund të futeshim. E provuan dy nipat të shp ëtonin Kamberin, por e pësuan edhe ata. Kamberi hyri që në mëngjes, pasi pusi kishte shteruar ujin dhe ai do ta pastronte. Pa kaluar shumë kohë, filloi të ankohej se nuk po ndihej mirë dhe që po i merreshin mendtë. Aty kërkuam ndihmë pasi unë, grua, nuk mundesha dot të futesha në pus. Sa kanë ardhur çunat, u futën me radhë, por edhe ata ngelën aty brenda. Kush do t’i nxirrte, i thërrisnim, por asnjë nga ata s’po reagonte. U asfiksuan të gjithë atje brenda. Jemi të tr onditur nga kjo ngjarje, e kishin pastruar herë të tjera, por nuk ka ndodhur një gjë e tillë”, është shprehur zonja e shtëpisë.

MORTI Tri shtëpi kanë hapur dyert e mortit ditën e djeshme në fshatin Dyshnik të Beratit, ku një fa tkeqësi e ndodhur u mori jetën Kamber Hoxhës, Neim Hoxhës dhe Gentian Golashit. Vëllai i vi ktimës 75-vjeçar, Neki Hoxha, është shprehur se fillimisht në pus kishte hyrë Kamber Hoxha, i cili po tentonte të hiqte shkallët e pusit dhe më pas ta mbushte me dhe për shkak se ishte tharë, por gazi e ka asfiksuar. Për të shpëtuar atë, menjëherë është futur nipi (djali i motrës), Gentian Golashi, dhe më pas djali i vëllait, Neim Hoxha, por edhe këta të dy mbetën të asfiksuar.“Vëllai po e mbushte me dhe këtë pusin. Po mundohej të hiqte dhe nuk e dinte se ishte mbushur me gaz. Vëllai ngeli brenda. U fut nipi, çuni i motrës, Gentiani, ngeli edhe ai. U fut edhe djali tjetër, Neimi, dhe ngeli edhe ai. Nxjerrja vonoi pak, mbi një orë. Më takuan rrugës zja rrfikësit, madje iu hapa edhe rrugën se nuk e dija se ku po shkonin”, është shprehur Neki Hoxha. Marrë nga PANORAMA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

59-vjeçari u dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, zbardhet dinamika e ngjarjes së 13 prillit në Durrës. Arrestohet 42-vjeçari…

Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e vdekjes së një 59-vjeçari, ngjarje e cila fillimisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 62-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestruan dhe akuzat ndaj tij nga policia e Lezhës

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (18 prill) nga policia e Lezhës, pasi akuzohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja arsenali i sekuestruar në Burgun e Peqinit, Nga çakmaku i shkrirë për thikë dhe kaçavidat e improvizuara, te gërshërët etj….

Thika dhe kaçavida të improvizuara, gërshërë, pirun, pajisje elektronike dhe deri në çakmakë dhe kabuj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i befasishëm në burgun e Peqinit, nisin kontrollet në qeli

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një operacion të gjerë dhe…

LEXO ME SHUME