Categories Lajme

Koncesionet Milot-Balldre dhe Vlorë-Orikum, Basha shpërthen ndaj Kuvendit: Landfill i Repubikës

Pas rrëzimit të dekreteve të Presidentit nga mazhoranca, vëmendja e opozitës do të jetë e fokusuar te koncesionet Milot-Balldre dhe Vlorë-Orikum, të cilat Basha i cilësoi koncesione të hajdutërisë.

Në një prononcim për mediat pas takimit me Kryemadhin, Basha tha se ka një analizë të plotë të dëmit ekonomik që i sjellin buxhetit të shtetit, dhe për këtë arsye sipas tij mazhoranca përshpejtoi rrëzimin e dekreteve të Metës.

Basha hodhi akuza edhe ndaj Kuvendit, duke e cilësuar një noter të hajdutërisë.

Basha: Skandali që ka plasur me dy koncesionet e hajdutërisë, të ashtuqujtura PPP, Milot-Balldre dhe Vlorë-Orikum, kërkon vëmendjen maskimale të mundshme edhe nga ju si gazetarë. Bëhet fjalë për një aferë të tmerrshme korruptive. Tek ajo e Milot-Balldre duan të bëjnë shqiptarët të paguajnë një çmim deri në 5 herë më të lartë se çmimi real.Të vjedhin me një të rënë të lapsit mbi 200 milion euro nga taksapaguesit shqiptarë. 

Një shumë jo e vogël planifikohet të vidhet në Vlorë-Orikum.Ka një analizë të plotë të dëmit ekonomik që kjo i sjell buxhetit të shtetit, në momentin që është bërë analiza është përshpejtuar rrëzimi i dekreteve të presidentit Meta dhe futja e përshpejtuar e këtyre dy koncesioneve në atë që tashmë është fare qartë noteri i hajdutërisë, landfilli i Republikës. Ky (Rama)nuk heq dorë nga grabitja dhe vjedhja, nuk ka asnjë plan tjetër përveçse të vjedhë sa të mundet deri në çastin që ndodhet aty.

Së dyti, ndërtesa që ndodhet prapa selisë sonë (Kuvendi) që duhet të ishte vendi ku kontrollohet, frenohet dhe kufizohet pushteti është kthyer në një noter të hajdutërisë. Kësaj i thonë vjedhje me ligj, ligji po bëhet për të vjedhur, po bëhet që ata që kanë firmosur këtë vjedhje të mos shkojnë para drejtësisë. Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë as zhvillim, as mirëqënie, as punësim, por vetëm vjedhje dhe grabitje. Sa më shpejt të largojmë këtë kryeministër hajdut aq më mirë do të jetë për shqiptarët.

Basha tha se ky është një nga shqetësimet kryesore të kësaj jave dhe opozita është e vendosur ta denoncojë deri në fund këtë aferë sikundër të mbajë shënim këdo që bëhet pjesë e kësaj skeme pandëshkueshmërie dhe vjedhje. qofshin këta pseudeoputetë, prokurorë apo punonjës të drejtësisë.

Basha: E sigurt është që nuk kanë për ti marrë dot këto para të shqiptarëve, një nga zotimet kryesore të opozitës është anulimi i çdo pseudo PPP-je dhe koncesioni korruptiv, ndjekja e parave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME