Categories Sport

Ak.sident, ndërron jetë futbollisti nga Kosova në Gjermani

Në një aksident trafiku, të ndodhur të martën mbrëma, ka humbur jetën i riu shqiptar, Amir Ademi.

Njoftimin e ka dhënë klubi shqiptar, FC Kosova Regensburg në Facebook, shkruan albinfo.ch.

“Të dashur vëllezer edhe motra e miq të nderuar. Me hidhërim edhe dhimbje te thellë ju lajmerojm se vëllau miku edhe i dashuri jonë, Amir Ademi ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme… Ngushëllime familjes edhe të gjithë miqëve edhe shokëve për këtë humbje të madhe. Amiri do të jetë gjithmonë në zemrat tona”.Mediat gjermane kanë dhënë disa detaje për vdekjen e 22-vjeçarit.

Ai u aksidentua në rrugën e qarkut midis Abensberg dhe Arnhofen menjëherë pas trainimit profesional.

22-vjeçari ishte duke vozitur një Peugeot, derisa është përplasur me një VW Pasat, ku vozitësi i veturës së fundit është lënduar dhe është dërguar në spital, derisa vetura e futbollistit shqiptar ishte kapluar nga zjarri dhe ai nuk kishte arritur të dilte. Policia po kërkon dëshmitarë se si ndodhi aksidenti, derisa dëmi vlerësohet rreth 12 mijë euro. Ndeshjet e klubit shqiptar në Gjermani janë anuluar, derisa Ademi ishte pjesë e klubit nga viti 2016, duke u konsideruar një talent i jashtëzakonshëm, por edhe një person shumë i mirë. Amir Ademi lë pas prindërit e tij një motër më të vogël dhe një vëlla më të vogël.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME