Categories Lajme

Koncesioni Milot-Balldren, Spahiu: Vjedhin pa iu dridhur qerpiku për diçka të pavlerë

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, ka reaguar për koncensionin e aksit rrugor Milot-Balldren, pas daljes së Raportit të Monitorimit, i cili jep detajet për nisjen e këtij projekti, i cili fillimisht u planifikua për një By-pass me kosto 24 milionë euro, një vlerë e papërfillshme krahasuar me projektin aktual të këtij aksi, i cili do t’i kushtojë qeverisë shqiptare plot 300 milionë euro.

Sipas Spahiut, “Inxhinierë shpjegojnë se nuk ka kuptim që një investim i tillë të bëhet në mes të një aksi ku standardet nuk janë të njëjta. Sipas tyre zgjidhja me by passin 4 kilometra ka qenë e studiuar dhe e pranuar paraprakisht nga qeveria shqiptare dhe është si e tillë në të gjitha dokumentet zyrtare të paraqitura për financim nga donatorët”.

Kështu, Spahiu akuzon qeverinë shqiptare se po vjedh pa kriter, për as diçka që hyn në punë.

Postimi i plotë i Spahiut

Milot-Balldren, përveç se një projekt korruptiv, ku një km do t’u kushtojë shqiptarëve 17 milionë euro, përveç se një projekt pa asnjë lloj transparence apo gare (kujtojmë që vetëm në dy km rrugë të ri-tenderuara u dha një vlerë prej 5 milionë eurosh më pak tek Astiri), përveç se ka akuza si projekt i pastrimit të parave, del dhe si një projekt i pa vlerë dhe i panevojshëm nga Raporti i Monitorimit.

Inxhinierë shpjegojnë se nuk ka kuptim që një investim i tillë të bëhet në mes të një aksi ku standardet nuk janë të njëjta. Sipas tyre zgjidhja me by passin 4 kilometra ka qenë e studiuar dhe e pranuar paraprakisht nga qeveria shqiptare dhe është si e tillë në të gjitha dokumentet zyrtare të paraqitura për financim nga donatorët.

Pra, mirë që grabisin pa iu dridhur qerpiku, por nuk bëjnë as diçka që hyn në punë. Se po ti kishit vjedhur këto para prsh në aksin Thumanë-Fushë Krujë do të kishit punë vetëm me ligjin por Veriu i Shqipërisë bashkë me Kosovën do të shpëtonin nga makthi, sidomos këtë vit, i trafikut me orë të tëra në atë segment.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME