Categories Lajme

Konferenca e donatorëve, ekspertët e ekonomisë: 700 mln euro hua do të sjellin rritje të borxhit publik

Shifra prej 1.15 mld euro, e akorduar nga vendet pjesëmarrëse në konferencën e donatorëve, do të sjellë një rritje ekonomike afatshkurtër në ekonominë shqiptare. Ekspertët e financave, shprehen për Ora News se rreth 700 milion euro janë hua, ndaj dhe qeveria duhet të mirëmendojë strategjinë për të mos rritur borxhin publik të shqiptarëve, që do të ishte e përballueshme në vitet në vijim.

Huatë dhe kreditë që do të merren nga vendet pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve, do të sjellin rritje të borxhit publik, duke rrezikuar të ardhmen e ekonomisë shqiptare. Ekspertët vlerësojnë se situata financiare e viteve të ardhshme, është në duart e qeverisë, me mënyrën sesi do t’i implementojë paratë e përftuara në formë huaje.

Besart Kadia: Këto janë ato çaste historike, ku mund të përdoren për mirë ose mund të shkojë, në mungesë të një eksperience të shtetit shqiptar të mëparshme, mund të shkojë si një oportunitet i shkuar dëm.

Ata shprehen se pasojat në xhepat e shqiptarëve, do të ishin të papërballueshme, në rast se paratë nuk do të përktheheshin në rritje ekonomike.

Zef Preçi: Çfarëdolloj rritje e mëtejshme e borxhit publik përtej kufijve aktualë ka ndikim negativ në ekonomi dhe këto efekte janë shtrirë edhe gjatë 2-3 viteve të fundit, për sa i takon shkurtimit apo kufizimit të investimeve publike. Në 2019-tën pesha specifike e investimeve në PBB ishte më e ulta në 10 vite. Uroj që qeveria të mos ndjekë rrugën më të shkurtër, siç është rritja e tatimeve dhe taksave. 

Besart Kadia: Në skenarin më të mundshëm në traditën e menaxhimit të ekonomisë shqiptare mendoj që kjo do të jetë një barrë e shtuar në të ardhmen për borxhin shqiptar dhe xhepat e shqiptarëve.

Shembujt konkret për skenarin negativ, nuk mungojnë në eksperiencën botërore.

Zef Preçi: Do të thoja Haitin si një shembull, si një shtet i varfër në Amerikën Latine, kur ndodhi tërmeti në vitin 2010, donatorët i thanë 20 mld euro, por vetëm përveç vitit të parë kur ekonomia u rrit me 5.5%, në vitet që bijuan ekonomia u rrit me 1-2%.

Qeveria arriti të mbledhë 1.15 miliard euro nga konferenca e donatorëve e mbajtur në Bruksel, por rreth 700 milion euro, janë hua dhe kredi të buta, të cilat do t’i rikthehen shteteve të tjera në vitet në vijim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME