Është shënuar rasti i parë në qytetin e Librazhdit. Burime bëjnë me dije se i infektuar nga koronavirusi është një shitës në treg. Sipas të njëjtave burime i infektuar është një i sëmurë kronik nga mushkuritë, i cili prej disa ditësh ka qenë i shtruar në spitalin e Sanatoriumit.
Para disa ditësh, teksa i është nënshtruar testit, pacienti ka dalë negativ në tamponin e parë, ndërkohë që në testin e dytë që është bërë në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv. Librazhdi është zonë e gjelbër dhe deri tani nuk ishte shënuar asnjë rast. Pritet që hetimi epidemiologjik të zbulojë ku është infektuar shitësi.
