Një konflikt ka ndodhur në hyrje të qytetit mes disa të rinjve, duke shkaktuar tension në zonë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka ndërhyrë një efektiv i Krimeve të Rënda, i cili kanë ndërhyrë për të ndalur përshkallëzimin e situatës dhe për të vënë nën kontroll të rinjtë që po konfliktoheshin.
Më pas, në mbështetje kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja” si dhe patrullat e Rendit, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme procedurale.
Konflikti rrezikoi të agravonte edhe më tej, por ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri të mundur stabilizimin e situatës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve që çuan në përplasjen mes të rinjve.
