Nipërit rrahin hallën, arrestohen nga policia. Në pranga kanë rënë M.M, 30 vjeç dhe A.M, 24 vjeç, banues në Fier, vëllezër me njëri-tjetrin. Ata ranë në pranga, pasi për motive pronësie ushtruan dhunë ndaj hallës së tyre, M.B, 45 vjeçe e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre policia gjeti dhe sekuestroi sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fishekë.
Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.