Categories Lajme

Konflikti në Sarandë, 8 të arrestuar, 2 persona në kërkim. Në pranga edhe punonjës të policisë

Detaje të reja dalin lidhur me sherrin e dhunshëm që u regjistrua pas mesnate sot në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një konflikt i nisur për shkak të një borxhi, degjeneroi në dhunë me armë zjarri dhe sende të forta.

Në ngjarje u përfshinë mbi 10 persona, përfshirë katër efektivë policie, një ish-punonjës policie dhe dy persona të dëmtuar.

Nga konflikti i dhunshëm mbetën të palgosur dy persona. Sipas burimeve, të lënduar kanë mbetur vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës janë shoqëruar në Komisariat.

Burime për News 24 bëjnë me dije se në përfundim të hetimeve paraprake, janë ekzekutuar urdhër arreste për 8 persona, përfshirë punonjës policie ndërkohë që janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Të 10 personat jane të afërm e miq me njëri-tjetrin. Ndërkohë është vendosur procedimi në gjendje të lirë edhe për 2 persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, të cilët për shkak të rolit të tyrë në dinamikën e incidentit, janë lënë të lirë.

Detaje priten në vijim nga një deklaratë për shtyp e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Gjithahstu policia e Vlorës njoftoi pezullimin e inpektorit me iniciale A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Inspektori u pezullua nga detyra, pas qarkullimit në rrjete sociale të videos së sherrit, ku ai dukej se ishte përfshirë në përplasje, teksa në dorë mbante armën e shërbimit.

“Në lidhje me një video të publikuar sot në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë, ju sqarojmë se: Me publikimin e rastit, punonjësi i Policisë, inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Nga hetimet paraprake dhe pamjet filmike, janë identifikuar disa prej të përfshirëve, mes tyre:

Alvaro Sulejmani, efektiv i Policisë Himarë;

Kidi Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë;

Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë;

(Alavro, Kidi dhe Redi Sulejmani, të tre vëllezër)

Ergis Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë;

Igli Duka, ish-efektiv i Policisë Sarandë, i njohur për një arrestim në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike.

Pjesë e konfliktit janë edhe persona të tjerë nga fiset Sulejmani dhe Duka, si dhe një shtetas me mbiemrin Cocka. Deri më tani, janë dorëzuar vullnetarisht në Komisariat Alvaro Sulejmani dhe Beqir Cocka, ndërsa është paraqitur edhe Mihal Sulejmani.

Policia po vazhdon hetimet, duke këqyrur kamerat e sigurisë dhe vendin e ngjarjes, ndërkohë që kontrollet vijojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME