Categories Lajme

Kontrabandë me vlerë 50 mijë euro, arrestohen dy drejtuesit e autobusit në Portin e Durrës

Policia ka vënë në pranga dy drejtues të një autobusi në Portin e Durrësit, të cilët tentuan të fusnin në Shqipëri mallra të kontrabanduara me vlerë të përafërt 50 000 euro.

Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.

Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Tentuan të futnin në Shqipëri, me autobus, mallra të kontrabanduara me vlerë të përafërt 50 000 euro, arrestohen 2 shtetas.

Sekuestrohen mallrat dhe autobusi, si dhe celularët dhe pasaportat e të arrestuarve.

Në vijim të punës së bazuar në analizën e riskut, të kryer nga Policia Kufitare e PKK Port Durrës, në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në hyrje të Shqipërisë, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, autobusi që kishte si drejtues shtetasit E. N. dhe Sh. Ç.

Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, në kuadër të operacionit “Duo”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 46 vjeç, banues në Lezhë dhe Sh. Ç., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndryshimi i orës si ndikon te njerëzit, studimet zbulojnë çfarë ndodh me shëndetin fizik dhe mendor

Në orët e para të së dielës, 30 mars, u ndërrua ora. Në orën 02:00,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fiter Bajrami, fjala e Kreut të KMSH-së: Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është

Sot është Fitër Bajrami. Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën falën Namazin në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Zoti t’u japë begati dhe lumturi!”, Begaj uron Fitër Bajramin: Festë e paqtimit të shpirtit

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se plagosi me armë të riun pas sherrit për parkimin, identifikohet autori, policia i vihet pas

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nga janari 2026 paga minimale 500 euro”, Rama prezanton programin e PS: Rrogë mesatare 1200 euro në Shqipërinë 2030

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit qeverisës “Shqipëria 2030” u dal edhe rritja e…

LEXO ME SHUME