Categories Lajme

Dyshohet se plagosi me armë të riun pas sherrit për parkimin, identifikohet autori, policia i vihet pas

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të një 29-vjeçari ditën e djeshme në Kamëz.

Blutë informojnë se në kërkim është shpallur 23 vjeçari E.B, si autor i dyshuar i plagosjes së 29-vjeçarit me iniciale M. Xh.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes rreth orës 13:55, dyshohet pas një sherri për vendin e parkimit.

“Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri, të 29-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz. Menjëherë pas njoftimit të marrë rreth orës 13:55, ditën e djeshme, në Kamëz, se një shtetas ishte plagosur me armë zjarri shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjeherë në vendngjarje”, njoftoi policia.

Si rezultat e një pune të mirëorganizuar, të kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5, nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit E.B, 23 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin M. Xh., 29 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë ende kontrollet në të gjithë zonën me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënia në pranga të autorit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranpoliciaës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME