Categories Lajme

Kontrabandimi i 670 000 litrave naftë nga Tunizia, ndalohet njëri nga organizatorë

Policia e Durrësit ka ndaluar njërin nga organizatorët e kontrabandimit të naftës nga Tunizia.

Në vijim të operacionit të koduar “Ari i zi” u ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim E.S 59 vjeç.

Ky person në bashkëpunim me shtetasin në kërkim F. B. ka organizuar kontrabandimin me anije, nga Tunizia, të 670 000 litrave naftë, nëpërmjet fshehjes së sasisë, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit lundrues.

Kujtojme se gjatë operacionit “Ari i zi”, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 5, të gjithë pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Ndalohet njëri nga organizatorët e kontrabandimit nga Tunizia, të 670 000 litrave naftë.

Në vijim të hetimeve dhe veprimeve operacionale që po kryhen në kuadër të operacionit “Ari i zi”, të zhvilluar në portin e Durrësit më datë 12.01.2025, nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe DVKM Durrës, ka vijuar puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, E. S., 59 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u ndalua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

59-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. B. (aktualisht në kërkim), ka organizuar kontrabandimin me anije, nga Tunizia, të 670 000 litrave naftë, nëpërmjet fshehjes së sasisë, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit lundrues.

Gjatë operacionit “Ari i zi”, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 5, të gjithë pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Vijon puna për kapjen e shtetasit F. B., si dhe hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME