Categories Lajme

Kontroll pagave të deklaruara të pedagogëve, Tatimet nisin aksionin në Universitete (DOKUMENTI)

Drejtoria e Tatimeve në Tiranë ka nisur një aksion për kontrollin e pagave të deklaruara të pedagogëve. Dje, kryeministri Edi Rama u shpreh se pedagogët që punojnë në privat nuk deklarojnë pagat reale, ndaj mund t’u kontrollohej pasuria.

Siç shihet në dokumentin e mëposhtëm, inspektorët e Tatimeve udhëzohen që të marrin në pyetje pedagogët dhe bashkë me ta të plotësojnë formularët e vetëdeklarimit, për nivelin e pagës që marrin.

Ky inspektim ndaj vetëdeklarimit të pagave të pedagogëve vjen në një kohë kur ata janë ngritur në protesta në disa universitete të vendit, për rritjen e pagave. Po ashtu, inspektorët udhëzohen që menjëherë pas deklarimeve të pedagogëve mbi pagën, të bëhet dhe verifikim i arkës së parave në Universitete.

Më poshtë, objekti i kontrollit të urdhëruar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë:

“Kontrolli i vetëdeklarimeve mbi nivelin e pagave, llogaritjes, mbajtjes dhe derdhjes së detyrimeve tatimore nga tatimpaguesi si dhe kontrollit në funksion të faktorëve të riskut, ky tatimpagues nga Analiza e Riskut, rezulton me pagë më të ulët se mesatarja nga sektori i Arsimit, nxjerrë nga Drejtoria e Menaxhimit të Rriskut në zbatim të Vendimit të Komitetit të Përmbushjes nr.31, datë 29.07.2022, për planin sektorial mbi kontrollin e informalitetit të pagave.” /Newsbomb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME