Categories Lajme

Kontrolli zbulon telefonin e Indrit Shaqës në qeli: Ia bleva në burg Sokol Majcajt 200 mijë lekë

Një aparat celular e ka vënë para përgjegjësisë ligjore të dënuarin më burgim të përjetshëm Indrit Shaqen. Para gjykatës së Elbasanit ka treguar se telefonin e gjetur në një kuti prej druri ia ka blerë të dënuarit tjetër Sokol Mjacaj.

Në këtë situate ai kërkon që të distancohet nga vrasjen e Arben Lleshit brenda qelisë së Peqinit

Indrit Shaqja i dënuari më burgim të përjetshëm dhe së fundmi i vënë në akuzë për shkak të një telefoni të gjetur në qelinë e tij kërkon që të distancohet nga vrasja e Arben Lleshit.

Shaqja ka treguar se aparatin celular ia ka blerë për 200 mijë lekë, ekzekutorit të Arben Lleshit, Sokol Mjacajt.

Sipas tij telefoni ishte blerë kohë më parë dukë u treguar i rezervuar për detajet se kur ka ndodhur blerja dhe nëse telefoni ka qenë në përdorim të Mjacaj më parë.

Në të tilla kushte aparati smartphone është dërguar në laboratorin e policisë shkencore ku do të shikohen komunikimet që vetë të dënuarit kanë patur më njeri tjetrin. Burimet i thanë Ora News së Sokol Mjacaj vetëm një vit më parë i janë kapur 2 aparate celularë ku i fundit ishte me datën 23 qershor.

Të tre telefonat janë smartphonë dhe kanë të regjistruara aplikacione komunikimi për të cilën hetuesit po përpiqen të marrin më shumë të dhënë si dhe për të zbuluar detaje si nga vrasjen e Arbën Lleshit por edhe nga krimet e tjera.

Deri në këtë fazë Sokol Mjacaj vijon t’i qëndrojë dëshmisë së ka qenë një konflikt për të cilën ka provokuar edhe ngjarjen me armë me 15 dhjetor.

Por hetuesit kanë dyshime se vrasja e Arben Lleshit ka ardhur e iniciuar nga jashtë dhe për këtë është kryer pagesë.

Ky dyshimet lidhet edhe me dëshminë e Indrit Shaqës i cili ka treguar se i kanë ardhur dy letra duke i ofruar para nëse kryen vrasjen e Lleshit. Për këtë krim të rënë u arrestuan 12 drejtues dhe oficer të policisë së burgjeve por në gjykatë vetëm njëri prej tyre fitoi lirinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Keqtrajtuan të miturin dhe e detyruan të publikojë video banale, dënohen me burg babai dhe gjyshja

Prokuroria e Beratit ka shpallur fajtor dy shtetas, nënë e bir pasi akuzohen për keqtrajtimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Filloi punë si saldator, i riu e gjen vetën në një parcel me lëndë narkotike

Piranjat sollën historinë e një 35 vjeçari, i cili pak kohë më parë ka kërkuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lolita, Aleksandri dhe Besniku, Rama me tre ish-emigrantë, thirrje të tjerëve: Koha që ta mendoni seriozisht kthimin në Shqipëri

Të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”, ishin tre të rinj:…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet në flagrancë 65-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, Dy shtetas shqiptarë përfunduan në pranga, pasi plagosën rëndë një 30-vjeçar moldav dhe lënduan një tjetër

Një përshëndetje e pafajshme ndaj të dashurës së gabuar u kthye në një natë terrori…

LEXO ME SHUME