Categories Lajme

Zbardhen detaje nga arrestimi i shefit të Policisë së Burgut të Drenovës, “arrest me burg” dhe për një të dënuar

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e shefi të policisë së burgut të Drenovës, Mariglen Kadiu, nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.

Mësohet se Kadiu, i cili më herët ka mbajtur të njëjtin post në burgun e Peqinit, ku ndodhi vrasja e Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Gjithashtu është caktuar masë sigurie “arrest me burg” për një të dënuar në burgun e Drenovës, i cili dyshohet për “prodhim dhe shitje te narkotikeve” dhe “futja dhe mbajtja e sendeve te ndaluara ne IEVP”.

Njoftimi zyrtare:

Në kuadër të procedimit penal nr 283 viti 2023 , regjistruar në Prokurorinë Elbasan , për veprën penale , futje sendeve të ndaluara dhe prodhim shitje narkotikëve , nenet 324/a dhe 283 K.Penal , nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Sistemin e Burgjeve, ne zbatim te urdhrit te ekzekutimit te Prokurorise se Juridiksionit te Pergjithshem prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan shkrese nr. 1485 dhe 1486 date 26.12.2023, ekzekutoj masat e sigurimit personal:

Ndaj personit nen hetim M.K me detyre ish shef i policise ne IEVP Peqin aktualisht shef i policise ne IEVP Korce masen e sigurimit personal arrest shtepie i dyshuar per kryerjen e vepres penale “shperdorim detyre”.

Ndaj personit nen hetim shtetasit P.G, i cili aktualisht po vuan denimin ne IEVP Drenove, i dyshuar si autor i vepres penale “prodhim dhe shitje te narkotikeve” dhe “futja dhe mbajtja e sendeve te ndaluara ne IEVP” masen e sigurimit personal “arrest me burg”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME