Categories Lajme

Konviktet/ Drejtoria e QS dhe Rezidencat 1 dhe 2 njoftojnë studentët: Pagesat e nëntorit mbarten në dhjetor

Asnjë student nuk duhet të shqetësohet për vendet e rezervuara në godinat e konvikteve në Tiranë, pas vendimit për zhvillimin e mësimit online gjatë muajit nëntor, për shkak të masave të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Drejtoria e Qytetit Studenti, Rezidenca Studentore Universitare 1 dhe Rezidenca Studentore Universitare 2, përmes një njoftimi zyrtar, qetësojnë çdo student që ka kryer rezervimin për qëndrimin gjatë vitit akademik 2020-2021 në Qytetin Studenti dhe konviktet e Inxhinierisë dhe Mjekësisë, se me rihapjen e konvikteve të gjithë studentët e regjistruar do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontratave të nënshkruara.

“Duke marrë shkas nga vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit në universite online gjatë muajit nëntor dhe mbylljen e konvikteve, ju njoftojmë se: Të gjitha regjistrimet aktuale në konviktet e Qytetit Studenti, për sezonin arsimor 2020 – 2021, do të jenë të vlefshme. Ky vendim nuk prek regjistrimet dhe si i tillë, asnjë prej tyre nuk do të anulohet. Me rihapjen e konvikteve, të gjithë studentët aktualë do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontratave të nënshkruara”, thuhet në njoftimin publik.

Po ashtu, është vendosur që çdo pagesë e kryer për muajin nëntor, kur do të nisë edhe viti i ri akademik, do të mbartet për muajin dhjetor. “Pagesa e tarifës për muajin nëntor, për ata studentë që nuk do ta marrin shërbimin, do të jetë e mbartur për muajin dhjetor,” thekson deklarata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me vdekje në Durrës, 17-vjeçari prangoset pas negociatave të Policisë me familjen

Ka rënë në prangat e policisë 17-vjeçari që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Durrës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U jepte doza të larta insuline pacientëve: Infermierja “serial killer” dënohet me burgim të përjetshëm

Një ish-infermiere që vrau të paktën tre pacientë dhe u përpoq të vriste më shumë…

LEXO ME SHUME