Categories Lajme

Kopshtet dhe çerdhet/ Mangësitë që gjeti KLSH në institucionet ku rriten fëmijët e Tiranës dhe Vlores

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka botuar të plotë raportin mbi problematikat e konstatuara në kopshtet e çerdhet e Tiranës dhe të Vlorës, si dhe ka nxjerr rekomandimet për këto institucione.

Në raport ndër të tjera thuhet se kopshtet dhe cerdhet publike janë të mbipopulluara, dhe shërbimi i mjekut dhe psikologut është formal, pasi ata nuk paraqiten asnjëhere.

Auditimi i kryer nga KLSH ka nxjerrë edhe problematika në lidhje me ushqimet dhe fjetjen, ku ndër të tjera thuhet se në disa kopshte fëmijët flenë në krevate portativë dhe ka lagështirë. Fjetja në kushte të pa përshtatshme dhe dëmet në formimin fizik gjatë kësaj moshe janë të pariparueshme, thuhet në raport.

Po kështu konstatohet se prindërit përballen me “kosto të fshehura” për pjesën më të madhe të nevojave që ka një shërbim i tillë si ujë, lodra, mjete didaktike, pajisje dhe orendi të tjera si lavatriçe, frigoriferë, soba ngrohje apo riparimi i tyre, arredime të ndryshme, etj.

Sa i përket ushqimit, KLSH ndër të tjera thotë se duke qenë se shumë ushqime nuk konsumohen nga fëmijët, dieta ushqimore duhet të ndryshojë, duke përfshirë edhe rastet e femijeve me intolerancë.

Sa i përket financave, KLSH kërkon që menjeherë Bashkia e Tiranes dhe ajo e Vlorës te marrin masa per ngritjen e nje mekanizmi të posacem per administrimin e kontributeve të prinderve.  /abcnews.al

vendimi i plote i KLSH: 01_vendimi_kopshtet (1)

*REKOMANDIME

 

 

*KOSTOT E FSHEHURA

*VEPRIMTARIA E PSIKOLOGUT

*KUSHTET E HIGJIENES

*KONTROLLI I USHQIMEVE

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME