Categories Lajme

Korçë, Finalizohet operacioni i koduar “Holiday”

Korçë, Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Holiday”. Operacioni, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Vihen në pranga dy shtetas. Sekuestrohet mbi 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse metalike për lëndë nar kotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “Holiday”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Ll., 29 vjeç, banues në Korçë dhe K. D., 33 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë.

Forcat e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në aksin rrugor Pogradec-Korçë, një shtetas do të transportonte lëndë narkotike, organizuan shërbimet dhe bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit M. Ll., me automjetin tip “Fiat”, në afërsi të fshatit Bulgarec, gjatë kontrollit të të cilit, në pjesën e brendshme të kofanos, u gjet 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezulton se, bashkëpunëtor i dyshuar në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi K. D., i cili kryente kontrollin e rrugës me mjetin tip “Smart”. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse metalike për l ëndë n arkotike.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e na rkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME