Tre adoleshentë kanë rënë në pranga pasi kanë vjedhur disa banesa në qytetin e Korçës. Në pranga kanë rënë S.Sh, 18 vjeç, R.Sh, 16 vjeç dhe D.H, 16 vjeç. Mësohet se ata vodhën në 10 banesa, biçikleta, vegla pune dhe sasi lekësh.
Në cilësinë e provës materiale, u gjetën dhe sekuestruan 10 biçikleta të cilat pasi u vodhën nga autorët, janë shitur në qytetet e Korçës dhe Pogradecit. Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkpunim, më shumë se njëherë”
Biçikletat e vjedhura nga të arrestuarit
Vjedhjet e kryera
-Më datë 26.08.2019, në lagjen nr.4, shtetasi J.B,, ka konstatuar në kompaninë ku punon, mungesën e disa veglave të ndryshme te punes.
-Më datë 02.09.2019, në lagjen nr.12, janë vjedhur 2 biçikleta në oborrin e banesës, së shtetasit P.S, 48 vjeç.
-Më datë 04.09.2019, në lagjen nr.11, është vjedhur 1 biçikletë në oborrin e banesës së shtetasit K.P, 30 vjeç.
-Më datë 06.09.2019, në lagjen nr.17, janë vjedhur 1 lap top dhe 1 vegël pune në banesën e shtetasit V.Z, 60 vjeç.
-Më datë 07.09.2019, në lagjen nr.3, është vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetasit I.M, 53 vjeç.
-Më datë 10.09.2019, në lagjen nr.18, janë vjedhur 2 biçikleta, në një ambjent në përdorim të shtetasit M.R, 37 vjeç.
-Më datë 14.09.2019, në lagjen nr.1, është vjedhur 1 biçikletë në banesën e shtetasit I.N, 52 vjeç.
-Më datë 14.09.2019, në lagjen nr.13, është vjedhur 1 biçikletë, në banesën e shtetasit K.K, 50 vjeç.
-Më datë 18.09.2019, në lagjen nr.3, është vjedhur 1 biçikletë në oborrin e banesës së shtetasit M.P, 29 vjeç.
-Më datë 18.09.2019, në lagjen nr.13, është vjedhur 1 biçikletë, në hyrje të banesës së shtetasit R.F, 37 vjeç.