Categories Lajme

Korçë.Rifillon avazin e mashtrimit pas lirimit, i zhvat para ‘viktimës’ së radhës, i premton mbylljen e kredisë së keqe dhe punë në IKMT

Në vitin 2022 Gjykata e Korçës lëshoi urdhër-arresti për qytetaren Viola Sterjo, pasi u provua se ajo kishte përvetësuar 250 mijë euro nga 3 persona nga Korça dhe Pogradeci. Por po e njëjta gjykatë, më vonë e liroi Viola Sterjon, ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës. Kjo e fundit rinisi mashtrimet.

Një qytetar tregon se dy vjet më parë do të ndahej nga e shoqja dhe duhet të hapte proces divorci. Viola i tha se do ta ndihmonte se ishte avokate. Për procesin e divorcit, denoncuesit i duhej edhe një akt mjeko-ligjor për gjendjen psikologjike të vajzës, ndaj sipas këshillës së Violës, e çoi vajzën në një klinikë private.

Viola i mori zotërisë 70 mijë lekë të reja për vlerësimin mjekësor, 45 mijë për gjykatën dhe 60 mijë lekë borxh. Viola nuk u mjaftua me kaq. Ajo përdori edhe një skemë duke premtuar t’i mbyllte kredinë e keqe e ta fuste në punë në IKMT, me 50 mijë euro.

Denoncuesi: Më the “më lër një javë kohë…deri të…”

Viola Sterjo: Po pra, po…

Denoncuesi: Deri të mërkurën, unë thashë të enjten.

Viola Sterjo: Deri të enjten, po, shumë mirë…

Denoncuesi: Tani gjyqi ka mbaruar, çfarë presim nga sekretaria e gjykatës se s’po të marr vesh?

Viola Sterjo: O Mandi! Më kupto edhe një gjë, se unë budallaqe të flas në telefon nuk jam…

Denoncuesi: Më ke thënë për Klaudian, qysh kur ka mbaruar gjyqi, që më the e fitove, që kemi ndenjur  4 orë në gjykatë. Lekët e ekspertit që të kam dhënë në fillim. Po tani, 700 mijë lekëshin, a ia ke dhënë atyre?

Viola Sterjo: Po patjetër që ia kam dhënë se për 700 mijë lekë dhe 400 mijë lekë jam keq unë?! Ajo goca dje më tha, “e ke gati”. Ok! Dërgova unë një nga ato gocat e mia, më tha mua s’e ka çuar akoma tek kancelari. Unë e kam atë (vendimi e divorcit) të  pafirmosur, por ajo s’ka asnjë vlerë…

Denoncuesi: Si e pafirmosur?

Viola Sterjo: Unë e kam marrë çfarë ka vendosur gjykata. Unë e kam marrë nga sistemi…

Denoncuesi: Me këtë sistemin, ma fik punën mua ti…,shkoj tek gjykata atje që çoj letrat përditë, po nuk ke gjë më thotë mua…

Viola Sterjo: Atëherë e di çfarë shohin ato? Ato shohfin njoftimet e përgjithshme, p.sh, filani në gjyq, në  filan orë, ka gjyq, njoftimet që i hedhin vetë, jo vendimet që hedh gjyqtari, sepse gjyqtari i hedh, vetëm ia çon kancelarit…

Emisioni “Stop”në Tv Klan interesohet në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, ku në emër të zotërisë nuk ishte hapur asnjë proces divorci. Po kështu në klinikën private, nuk ishte bërë asnjë raport mjekësor për vajzën e denoncuesit. Të gjitha paratë i ka marrë Viola Sterjo, duke u rikthyer në atë që di të bëjë më mirë, të mashtrojë njerëz në nevojë.

Viola Sterjo: Atë 700 mijë lekëshin, unë ta kam marrë për ekspertët…

Denoncuesi: Po pra, por për ekspertët kemi dhënë të dhënat e Klaudias.

Viola Sterjo: Patjetër, sepse ashtu ka qenë e lidhur që në fillim dhe mua për atë më është dashur, sa të fillohet ajo…

Denoncuesi: Po letrat (akt-ekspertimi mjeko-ligjor) atje, kush i ka tërhequr?

Viola Sterjo: Letrat i kam tërhequr unë mo dhe nuk ka bërë një ai, e ka bërë 5 herë. Të parën, që e ke bërë me Klaudian, ka bërë edhe 4 të tjera që i ka bërë më vonë. I kam marrë unë kopjet dhe të kam thënë që ti të gjitha aktet i ke të bashkëngjitur me vendimin, këto kopjet që do të jenë të tuat…  Dëgjo Violën, se ta kam thënë 100 herë, nëse gjëja nuk del ashtu siç them unë, sepse nuk kam ndonjë arsye as për 700, as për 400, as për 5000, 6 000 mijë euro, as për 15 000 mijë euro, as për 30 milionë, nuk i mbahet  tjetrit jeta varur, se kam qenë vetë në këto kushte, sepse kur kam pasur hall, më është dashur t’i mbyll gjërat shpejt e shpejt dhe tjetrit, jeta varur nuk i mbahet, sepse bën sikur ia fut dikujt dhe ‘bam’ ta jep ai lart…/tvklan.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I mituri shqiptar kapet duke shpërndarë drogë rrugëve të Italisë, ja çfarë i gjeti policia në shtëpi

Një i mitur shqiptar është kapur në ndjekje nga efektivët e policisë italiane, teksa ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Momenti kur ekipet e emergjencës të Forcave të Armatosura shpëtojnë 220 dele dhe 200 qengja nga përmbytjet në Fier

Çarja e argjinaturës së lumit Seman në disa segmente ka shkaktuar përmbytje të rënda në fshatin Hasturkas,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ishte i shoqëruar nga 3 policë të Burgjeve, një ‘Audi’ i bardhë e priste jashtë! Zbardhen detaje nga arratisja e Altin Ndocit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arratisjen e bujshme të Altin Ndocit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali , arratiset shoku i tij! Gjenden gurë të çmuar, ar e ora luksoze

Shqiptari është arrestuar nga karabinierët në Itali, pasi jo vetëm është kapur në flagrancë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Kavajë, automjeti kthehet përmbys! Shoferi humbet vëmendjen dhe përplaset me një makinë tjetër

Rreth orës 18:00 diten e djeshme, në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës, është regjistruar…

LEXO ME SHUME