Categories Lajme

Korçë, Shkrumbohet nga flakët pallati, digjen 3 banesa

Është përfshirë nga flakët një pallat gjatë orëve të natës në fshatin Shtyllë të Korçës. Mësohet se në këtë pallat jetonin 3 familje, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë në momentin e rënies së zjarrit, duke mos pësuar lëndime. Dëmet materiale të mëdha, fatmirësisht kanë shpëtuar pa dëmtime banorët.

Policia dhe zjarrfikëset po hetojnë në lidhje me rrethanat, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri është përhapur nga oxhaku i njërës prej banesave.

Njoftimi i policisë: Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME