Categories Lajme

Korçë, temperarurat zbresin deri në -18 gradë, si paraqitet situata në akset kryesore

Situata e rreshjeve në qarkun juglindor të Korçës është normalizuar gjatë orëve të natës. Sipas informacioneve deri më tani, të gjitha akset nacionale janë të hapura e po ashtu të kriposura, por sërish duhet kujdes në qarkullim. Lartësia e borës varion nga 10cm deri në 40 cm, lartësia më e madhe në fshatin e Dardhës.

Në këtë fshat e po ashtu në Qafën e Qarrit duhet që mjetet të jenë të pajisura me goma dimërore. Temperaturat mëngjesin e sotëm arritën në zonat e thella deri në -18 gradë, ndërsa momentalisht nuk ka rreshje bore.

Njësitë administrative në Pogradec të Dardhasit, Proptishtit dhe Trebinjës, po ashtu njësitë administrative në Maliq, Gorë dhe Moglicë, dhe njësitë administrative në Korçë, Vithkuq dhe Lekas, paraqitet situatë e vështirë për sa i përket rreshjeve të borës.

Jo vetëm për shkak të lartësisë së borës, por edhe për shkak të temperaturave të ulëta, që kanë krijuar ngrica duke bërë të vështirë qarkullimin në këto njësi administrative. Sa i përket furnizimit me energji elektrike nuk raportohen probleme. Temperaturat e ulëta pritet që të jenë prezente në vendin tonë edhe në ditët e para të javës së ardhshme, ndërkohë që autoritetet apelojnë kujdes, dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME