Categories Lajme

Korçë,Temperaturat arrijnë -11 gradë, disa rrugë të bllokuara

Në qarkun e Korçës, gjatë natës nuk ka pasur reshje dëborë, por temperaturat kanë qenë në vlera negative, -11 gradë Celsius. Kalueshmëria e mjeteve në akset rrugore nacionale kryhet normalisht. Nga Bashkitë po vijon puna për hapjen e rrugëve lidhëse të fshatrave me Qendrat e Njësisë Administrative.

Rrugët e pahapura: Në bashkinë Korçë të pahapura janë rrugët lidhëse të fshatrave në NJ.A të Lekasit, dhe disa fshatra në NJ.A të Vithkuqit. Në Bashkinë Pogradec fshatrat e NJA të Trebinjës dhe Proptishtit. Në Bashkinë Kolonjë fshatrat e NJA Barmash, zona e Shëmtirit dhe Piskalit.

Në Bashkinë e Maliqit disa fshatra të NJA Gorë. Nga informacioni i dhënë nga OSHEE, nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike të abonentëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME