Në dhjetvjetorin e vdekjes të ish-liderit Kim Jong II koreanëve të Veriut u është ndaluar që të qeshin ose të pinë për 11 ditë. Autoritetet qeveritare kanë urdhëruar qytetarët që t ë mos tregojnë asnjë shenjë lumturie teksa Koreja e Veriut përkujton vdekjen e tij.
Kim Jong Il sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 deri në vdekjen e tij në 2011, dhe më pas u pasua nga djali i tij i tretë dhe më i vogël, udhëheqësi aktual Kim Jong Un. Tani, dhjetë vjet pas vdekjes së tij, koreano-veriorët po detyrohen të respektojnë periudhën 11-ditore të zisë, ku nuk u lejohet të qeshin apo të pinë alkool.
“Gjatë periudhës së zisë, ne nuk duhet të pimë alkool, të qeshim apo të përfshihemi në aktivitete të kohës së lirë,” i tha Radios Free Asia (RFA) një koreano-verior nga qyteti kufitar verilindor i Sinuiju. Gjithashtu burimet bëjnë me dije se qytetarët nuk do të lejojnë që të bëjnë pazare ushqimore më 17 dhjetor, përvjetorin e vdekjes së Kim Jong II.
“Në të kaluarën shumë njerëz që u kapën duke pirë ose duke u dehur gjatë periudhës së zisë u arrestuan dhe trajtoheshin si kriminelë ideologjikë. Ata u morën dhe nuk u panë më. Edhe nëse një anëtar i familjes suaj vdes gjatë periudhës së zisë, nuk ju lejohet të qani me zë të lartë dhe trupi duhet të nxirret jashtë pasi të ketë mbaruar. Njerëzit nuk mund të festojnë as ditëlindjet e tyre nëse bien brenda periudhës së zisë.” Thanë ata. Kim Jong Il vdiq nga një atak në zemër më 17 dhjetor 2011 në moshën 69-vjeçare pasi sundoi vendin për 17 vjet në një diktaturë brutale dhe represive.
