Categories Lajme

Koronavirusi, çifti kinez me temperaturë e probleme me frymëmarrjen, bllokohet anija me 7000 turistë në Itali

Dy të dyshuar si të prekur me virusin e ri vdekjeprurës janë izoluar në spitalin e një anije kroçierë, të ankoruar në portin e Civitavecchias, në Itali.

Burrë e grua nga Hong Kongu të cilët kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen. Por vetëm 54-vjecarja kishte shfaqur temperaturë të lartë. Aktualisht janë nën mbikëqyrjen e mjekëve, të cilët po realizojnë disa teste për të verifikuar nëse bëhet fjalë për virusin e tmerrshëm i cili deri më tani ka marrë mbi 170 jetë në Kinë dhe ka infektuar mbi 7 mijë njerëz shkruan Tgcom24.

Pasagjerët e tjerë në anijet turistike, rreth 7000, për momentin nuk mund të zbresin prej saj.

Çifti i cili hipi në kroçierë në Savona, kishte mbërritur në Itali në 25 janar. Gjatë turit të saj anija kishte ndaluar në Marsejë, Barcelonë, Palma De Mallorca. Për të kontrolluar situatën brenda portit ka ndërhyrë dhe Kapiteneria.

“Jemi duke pritur rezultatet e testimeve të kryera.

Të gjitha hapat që duheshin realizuar janë ndërmarrë. Situata është nën kontroll dhe për momentin nuk shihet të ketë motive për t’u shqetësuar në bord”, deklaroi zyrtari i Rojes Bregdetare, Vicenzo Leone.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME