Koronavirusi i ka marrë jetën zyrtarit të Partisë Socialiste, Ndue Ndoci. Lajmin e hidhur e kanë dhënë eksponentë të kësaj partie, miq e kolegë të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen për ndarjen para kohe nga jeta të Ndocit. Ndue Ndoci ka mbajtur disa funksione në disa institucione shtetërore. Deputeti Ulsi Manja ka shkruar dedikimin e tij në rrjetet sociale, ku thotë: “E deshe jetën dhe luftove deri në fund si burrat! Si duket Zoti i do njerëzit e mirë pranë vetes. Lamtumirë miku im Ndue Ndoci!”.


