Categories Lajme

Koronavirusi, ndalohen në doganën e Hanit të Hotit nëntë turistë kinezë

Në pikën kufitare të Hanit të Hotit, Policia ka bllokuar një furgon me nëntë pasagjerë të ardhur nga Kina, të cilët kishin për qëllim të vizitonin Shkodrën.

Pas kontrolleve të imtësishme për disa orë turistët kinez janë lënë që të kalojnë pasi asnjëri nuk kishte shenja të koronavirusit.

Njëri prej turistëve tregon se janë kontrolluar për disa orë dhe shprehet se Kina do të gjejë një zgjidhje për këtë.

“Kemi disa orë këtu. Ne kemi ardhur nga Kina dhe është hera jonë e parë që vijmë në Shqipëri dhe po shkojmë ta eksplorojmë Shqipërinë. Kam shëtitur nëntë shtete në botë deri më tani.

Kam ardhur këtu me familjen time dhe shoqërinë time nga Kina. Çdo gjë do bëhet më mirë nesër dhe çdo gjë do kalojë dhe ne do e gjejmë një mënyrë që ta vrasim virusin”, është shprehur ai.

Virusi ka vrarë të paktën 170 njerëz deri sot, ndërsa mbi 7000 të tjerë janë konfirmuar në territorin e Kinës si të infektuar.

Më shumë se 80 raste janë konfirmuar jashtë Kinës, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, Australinë Italinë dhe Gjermaninë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME