Categories Lajme

Koronavirusi në Itali: 12 viktima dhe 451 të infektuar, përfshirë 7 fëmijë

Italia ka regjistruar 451 raste me koronavirus, përfshirë 12 të vdekur, në 10 rajone. Janë 305 të infektuar në Lombardi, 98 në Veneto, 47 në Emilia-Romagna, 16 në Liguria, 3 në Piemonte, Lazio, Siçili, 2 në Toscana dhe nga 1 në Puglia e Bolzano. Marche dhe Puglia janë dy rajonet e fundit të përfshira. Janë 7 të mitur me Covid-19, gjashtë në Lombardi dhe një në Veneto. Ministrja e Arsimit, Lucia Azzolina, tha se nuk ka asnjë rrezik që të humbasin vitin shkollor.  

Koronavirusi në Itali: 12 të vdekur, mes të infektuarëve janë dhe 7 minorenë

Ora 10:22 Regjistrohen 27 raste të reja në Veneto duke e çuar në 451 numrin e të infektuarve

Ora 12:21 Shënohet viktima e 12-të, shkon në 374 numri i të infektuarve

Shkon në numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi. Viktima ishte një 70-vjeçar nga Emilia Romagna. Numri i të infektuarve ka arritur në 374.

Ora 11: 39 Në Napoli shkollat u mbyllën deri të shtunën

Shkollat u mbyllën në Napoli deri të shtunën për të kryer veprime të jashtëzakonshme pastrimi. Këtë e bëri të ditur kryetari i bashkisë, Luigi de Magistris. “Nuk ka nevojë të kesh frikë ose panik. Ky aktivitet masiv sanitar është një mënyrë për të rritur sigurinë dhe qetësinë në zonën tonë edhe më tej,” shpjegoi ai.

Ora 10:54 Dy raste të tjera në Legnano, në zonën e Milanos

Dy persona janë pranuar në spitalin në Legnano (Milano), pasi janë kanë dalë pozitiv për koronavirusin në testin e tamponit.  Bëhet fjalë për një 62-vjeçar dhe një mjek 61-vjeçar që punon në spitalin në Alzano Lombardo (Bergamo). Të dy, të cilët janë të afërm, banojnë në Rescaldina, në zonën e Milanos.

Ora 10:40 Kamerat termike të prodhuara në Kinë mbërrijnë në aeroportet italiane

Kamerat termike të gjeneratës së parë, Body Temp SN-T5, do të arrijnë në aeroportet kryesore italiane për të luftuar infeksionin koronavirus. Kjo teknologji është në gjendje të garantojë verifikimin efektiv të temperaturës së saktë të trupit dhe garanton njohjen automatike të personit të sëmurë. Instalimi i parë përfundoi këto ditë në aeroportin Fiumicino të Romës. Do të pasojnë Venecia, Firence, Pisa, Bolonja, Catania, Palermo, Verona, Trieste, Treviso, Brescia, Lamezia Terme, Napoli dhe aeroportet e tjera.

Ora 10:37 Papa Françesku: Pranë të sëmurëve dhe mjekëve që po e luftonë virusin

“Unë do të doja të shpreh edhe njëherë afërsinë time ndaj pacientëve me koronavirus dhe punonjësve shëndetësorë që i trajtojnë ata, si dhe autoriteteve civile dhe të gjithë ata që janë duke punuar për të ndihmuar pacientët dhe për të ndaluar infeksionin” deklaroi  Papa Françesku në fund të audiencës së përgjithshme në sheshin e Shën Pjetrit.

Ora 10:00 Moody’s: “Recesion global nëse koronavirusi shndërrohet në pandemi”

Koronavirusi ka qenë një goditje e madhe për ekonominë kineze dhe tani po kërcënon ekonominë globale. Një recesion global është i mundshëm nëse COVID-19 do të shndërrohej në një pandemi, dhe gjasat që të ndodhë janë të larta me përhapjen e infeksioneve në Itali dhe Korenë e Jugut. Ekonomia amerikane është më e izoluar nga ndikimi i virusit, por nuk është imune ndaj tij, dhe madje në këtë skenar ka të ngjarë të bjerë, parashikon Moody.

Ora 09:44 Në Lombardi 259 të infektuar, mes tyre 4 fëmijë

Numri i të infektuarve me koronavirus në Lombardi ka arritur në 259 dhe për herë të parë përfshihen edhe të mitur për të cilët infeksioni është më i lehtë.

Katër të mitur u testuan pozitivë për koronavirusin në Lombardi. Konfirmimi vjen nga Këshilltari Rajonal për Mirëqenie, Giulio Gallera, sipas të cilit bëhet fjalë për një vajzë 4 vjeçare, dy fëmijë 10 vjeç dhe një djalë 15 vjeç. Nga katër, dy janë në spital: një në San Matteo di Pavia dhe një në spitalin Seriate në provincën e Bergamos.

Ministrja e Arsimit, Lucia Azzolina, garantoi se nuk ka rrezik që nxënësit dhe studentët të humbasin vitin shkollor. Ajo tha se viti shkollor mund të shtyhet deri në qershor.Urdhri për mbylljen e shkollave është deri më 15 mars. Ajo tha se prindërit dhe asgjencitë e udhëtimit do të kompensohen.

Ora 07:00 Conte: “Italia, vend i sigurt”

Sakaq  Kryeministri Conte  është përpjekur të të sigurojë se kjo është një emergjencë që mund të përballohet.

“Italia është një vend i sigurt, më shumë se shumë të tjerë”ka deklaruar ai.

Walter Ricciardi nga OBSH, njëherësh këshilltari i ri i Ministrit të Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza, gjithashtu fton të ruhet qetësia, duke theksuar se “95% e të sëmurëve shërohen” dhe se “të gjithë të vdekurit tashmë kishin kushte serioze shëndetësore”.

Por virusi vazhdon të përparojë. Buletini e sheh gjithnjë Lombardinë në radhë të parë, me 240 të infektuar; e ndjekur nga Veneto (45), Emilia Romagna (26), Piemonte (3), Lazio (3), Siçilia (3), Toscana (2), Liguria (2) dhe Alto Adige (1).

Sipas Giovanni Rezza, drejtori i departamentit të sëmundjeve infektive, para se të identifikohej ‘çështja e indeksit’, domethënë 38 vjeçari nga Cologno, koronavirusi tashmë kishte qenë në qarkullim në zonën e Lodi për dy javë.

Masat për të ashtuquajturat zona të kuqe janë plotësisht në fuqi. Ushtria  mbërriti të martën për të mbikëqyrur pikat e kontrollit të Lodigianos ./Ora News.tv/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME