Categories Lajme

Koronavirusi, ‘Qetësohet’ ritmi i infeksioneve në Itali, rritet numri i të shëruarve, hapen shkollat. Macron: Kufijt nuk mbyllen. Italia, ‘mjeku’ i zellshëm i Europës

Bilanci i javës që tronditi Italinë është 820 të infektuar dhe 21 viktima, 3 nga 4 të vdekurit e ditës së sotme ishin mbi 80 vjeç dhe një 74 vjeç, por duket se ritmi i lartë i infeksioneve është ‘qetësuar’ dhe harta e përhapjes së epidemisë nuk është zgjeruar. Rajonet e prekura janë: Lombardia, Veneto, Emiglia Romagna, Liguria, Sicilia, Lazio, Campagna, Toscana,  Piemonte, Tiroli i jugut dhe Puglia.

Lajm i mirë është se numri i personave të shëruar është rritur në rreth 50 dhe gjysma e atyre që kanë rezultuar pozitiv nga analizat po trajtohen në kushtet e shtëpisë, madje 62 nuk monitorohen fare.

Studiuesit e spitalit Sacco në Milano kanë izoluar nga katër pacientë të zonës së kuqe të Codogno llojin italian të virusit i cili do të jetë një mjet shtesë në punën hulumtuese për zhvillimin e barnave dhe vaksinave të synuara.

Drejtori i Institutit shkencor ‘Spallanzani’ në Romë tha se “Në ditët në vijim, të dhënat që do të komunikohen për njerëzit e prekur nga koronavirusi në Itali do të bien ose do të qëndrojnë në stanjacion pasi numërimi do të bëhet duke llogaritur vetëm rastet klinikisht të vërtetuara dhe me simptoma të forta kurse rastet pozitiv pas analizave të tamponit do të kanalizohen veçmas dhe do të shërbejnë për të studiuar situatën epidemiologjike, gjë që do të ndikojë në uljen e panikut të përhapur dhe lajmeve të rreme”.

“Në krahasim me gripin e zakonshëm, koronavirusi mbase ka një transmetim më efektiv, ose të paktën njëlloj si gripi, dhe për momentin  vdekshmëria është pak më e lartë”, shpjegoi Ippolito.

Në Itali janë bërë deri më sot 10 000 teste tamponi mes të cilave 500 kanë rezultuar pozitive për infeksionin e koronavirusit, përkunder 500 teste tamponi në Francë apo rreth 1000 në Gjermani. Duket se Italia po luan rolin e mjekut të zellshëm në Europë, por për Drejtorin e klinikës së sëmundjeve infektive në spitalin San Martino në Genova, Matteo Basseti ajo që me të vërtetë mungon është qasja europiane.

700 km larg në jug, në Napoli, Presidenti Francez Macron ka premtuar se kufijtë me Italinë do të qëndrojnë të hapura.

Virusi nuk ndalet në kufij” – Me këto fjalë u përgjigj Macron pyetjes nëse ai do të pranonte kërkesën e Marine Le Pen për të pezulluar Shengenin për shkak të koronavirusit në Europë e veçanrisht në Itali, një qëndrim më i moderuar se ai i para tre ditëve kur Parisi zyrtar vendosi masa drastike për gjithë ata italian dhe jo që hynin në kufirin francez.

“Mbyllja e kufijve është e papranueshme dhe do të sillte një dëm të pakthyeshëm ekonomik”, tha kryeministri italian Giuseppe Conte pas takimit me presidentin francez.

“Vendi nuk mund të paralizohet,” shtoi Conte, duke përsëritur se masat e marra u sugjeruan nga ekspertët më të mëdhenj shkencorë”.
Giuseppe Conte tha gjithashtu se “Që në fillim qeveria ka vepruar me përgjegjësi të madhe ndaj emergjencës, e cila sipas tij, nuk ka të bëjë vetëm me Italinë dhe, në të ardhmen, do të mbulojë gjithashtu edhe vendet që duken më pak të përfshira”, ndoshta duke aluduar për Francën ku në 24 orë numri i të infektuarve është dyfishuar dhe është rritur frika se do të ketë fatin e Italisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME