Categories Lajme

Koronavirusi, shkon në 630 numri i viktimave në Kinë, mbi 31 mijë të infektuar

Koronavirusi në Kinë po merr me qindra jetë njerëzish, ndërsa të prekur brenda Kinës dhe jashtë saj janë konfirmuar mbi 31 mijë persona, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 630.

Sipas mediave të huaja, ditën e sotme numri i viktimave nga Koronavirusi në Kinë ka arritur në 630, një numër relativisht i lartë. Ndërsa të infektuar janë mbi 31 mijë njerëz në disa vende të botës.

Ky virus që po përhapet me ritme shumë të shpejta ka përfshirë nga paniku edhe vende të tjera nëpër botë, pasi sipas ekspertëve është një ndër viruset që përhapet lehtë dhe shpejt.

Për shkak të këtij virusi ka humbur jetën edhe mjeku që denoncoi i pari rastin e përhapjes së këtij virusi në Kinë.

Dy bebe të porsalindura në Wuhan, Kinë, janë infektuar me koronavirus, sipas transmetuesit shtetëror të Kinës CCTV. Foshnja më e vogël u diagnostikua pas 30 orëve që kishte ardhur në jetë.

Në çdo 24 orë numri i viktimave është parë të rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, nga 24 mijë ditën e djeshme sot raportohen 28 mijë.

Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufijtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.

Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh.

Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë Reshjet e shumta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrolle blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, zbulohen PS4, USB dhe pajisje elektronike

Mëngjesin e kësaj të diele janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas Nikoll Radaçit një tjetër shofer me shpejtësi dhe i dehur në timon, momenti kur përplas patrullën e policisë në zonën e ish-kënetës

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit ditën e djeshme, pasi rezultoi i dehur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME