Categories Lajme

Koronavirusi, shqiptari publikon videon nga Italia: Supermarketet janë boshatisur

Dy persona humbën jetën në Itali nga koronavirusi gjatë orëve të fundit. Deri më tani, mediat italiane raportojnë se numri i të prekurve në vend ka shkuar në 53, gjë e cila ka alarmuar autoritetet.

Ditën e djeshme ndërroi jetë një i moshuar 77-vjeç në spitalin e Padovas, ndërsa sot humbi jetën nga koronavirusi një 27-vjeçare nga Lombardia. 39 nga personat e infektuar nga koronavirusi janë raportuar në Lombardi, ndërsa 12 të tjerë në Veneto.

Por si paraqitet situata në Itali?

Frika nga koronavirusi ka shkaktuar panik dhe kaos në Itali. Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video, e dërguar nga një emigrant shqiptar që jeton prej disa vitesh në Itali. Ai tregon se ishte sot pasdite për të marrë furnizime ushqimore në një supermarket në qytetin Cremona, ku ai banon. Siç shihet dhe në video, produktet në supermarket thuajse janë boshatisur. Emigranti shqiptar shprehet se njerëzit janë izoluar nga frika prej koronavirusit.

Mesazhi i plotë:

Prsh JOQ. Shikoni si jane boshatisur supermarkatat ne itali . Njerezit jane izoluar nga frik a e coronavirus. Videon e kam bere disa minuta me pare kur po merrja furnizimet. Video eshte filmuar ne Cremona te Italise, ku banoj prej 18 vitesh. Faleminderit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME