Categories Lajme

Korrespondenti i “Times” në Vlorë (1913) : Ja ç’bëri Ismail Qemali për përvjetorin e parë të shpalljes së pavarësisë shqiptare

“La France” ka botuar, të martën e 2 dhjetorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me festimin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Korrespondenti i Times në Ballkan dërgon nga Vlora, më 28 nëntor, këtë shkresë mbi Shqipërinë :“Përvjetori i parë i shpalljes së pavarësisë shqiptare u festua në të gjithë vendin me shumë gëzim.Vlora është në festë. Qyteti piktoresk dhe i vjetër është gjallëruar me flamuj të kuq që shfaqin shqiponjën e zezë shqiptare, ndërsa kortezhet që mbajnë flamurin e Skënderbeut kalojnë nëpër rrugët e stolisura me shtyllat veneciane dhe festone.Këtë mëngjes, Ismail Bej Qemali, Presidenti i Qeverisë së Përkohshme, priti anëtarët e kabinetit të tij, delegatët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, komandantët e anijeve austriake dhe italiane dhe shumë të njohur.

Gjatë pritjes, një demonstratë popullore u zhvillua para shtëpisë. Në mes të këngëve popullore dhe duartrokitjeve, Ismail Bej Qemali u shfaq në ballkonin e rrethuar nga anëtarët e qeverisë dhe gjallëroi turmën që iu përgjigj me entuziazëm.Shqipëria fatmirësisht e ka duruar vitin e parë të pavarësisë dhe vendi gjatë kësaj periudhe ka qenë më i qetë se sa në gjithë të kaluarën e tij. Madje dhe tërheqja e Esat Pashës nuk solli gjakderdhje. Mosmarrëveshjet e brendshme do të pushojnë, të paktën për një kohë, pas ardhjes së sovranit të ri, e cila pritet nga mesi i janarit.

Çdo rrezik copëtimi nga fqinjët ambiciozë do të zhduket nëse fuqitë vazhdojnë të kenë një interes aktiv për prosperitetin e shtetit të ri.”/Darsiani.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME