Categories Lajme

Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradë: Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin

Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, teksa iu sekuestruan 11 kg kokainë në makinën me të cilën po udhëtonte.

Droga ishte e fshehur në një ndarje mes bagazhit dhe sediljes së pasme të aksesueshme, e ndarë në 10 pako dhe që kapte vlerën deri në 1 mln euro në treg nëse shitej me pakicë.

Shqiptari jetonte në Firence, por u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore të Bolonjas, pranë kabinës së pagesës së autostradës në Borgo Panigale, A1 dhe A14.

Operacioni u krye të enjten, por u njoftua vetëm sot në media nga policia. I dyshuari qarkullonte me një makinë “Renault Clio”, me shpejtësi të madhe. Ai u shfaq i nervozuar, ndaj edhe efektivët e shoqëruan në komisariat për verifikime të mëtejshme. Aty zbuluan edhe drogën e fshehur, informon media italiane.

Menjëherë ndaj tij u vendos arrestimi dhe izolimi në qeli, në pritje të hetimeve të mëtejshme, teksa po investigohet për organizatën kriminale me të cilën punonte apo bënte pjesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME