Categories Lajme

Korruptoi me arkën me peshk ish-zv.ministren, kush është avokatja 30-vjeçare me 4 super-biznese në Durrës

Zbulohet origjina e vajzës, Florida Beu, që synonte të hynte me çdo kusht si punonjëse civile, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Florida Beu, është një avokate dhe biznesmene në Durrës, e cila prej vitit 4 korrik 2019 menaxhon së bashku me vëllain e saj, Emirjan Beun, një kompani peshkimi të quajtur “Adriatic Sea Transport”.

Florida Beu, ka hyrë në këtë kompani pas largimit nga 50 për qind të aksioneve të nënës së saj, Nerënxes.

Ndaj dhe arka me peshk të egër dhe të freskët deti, është dhënë tek zv/ministria e Brendshme Rovena Voda, pikërisht në ambientet e brendshme të portit të Durrësit.

Ndërkohë në 9 qershor 2021, Florida Beu, është bërë pronare me 50 përqind të aksioneve tek kompania “AuraFish” në Durrës.

Beu, bleu aksionet tek biznesmeni nga Elbasani, Emiljan Leka, prej vetëm 250 mijë lekë të vjetra.

Në këto kushte Florida Beu, u bë aksionere e kësaj kompanie që aktualisht e zotëron së bashku me vëllain e saj.

Gjithashtu vajza 30-vjeçare që sot ndodhet në masën e “arrestit në shtëpi” dhe që nesër pritet të dalë para gjykatës së posaçme për tu njohur zyrtarisht me masën e sigurisë, rezulton të jetë pronare dhe e një karburanti në qytetin e Durrësit.

Ky karburant quhet “Beu-Oil” dhe ka depozitat e naftës, brenda autoritet portual të Durrësit. Florida Beu është në këtë kompani në cilësinë e administratores dhe pronares me 50 për qind të aksioneve. Ndërsa pjesën tjetër të aksioneve e menaxhon, i afërmi i saj, Klaudio Beu. Kompania në fjalë është hapur në 7 gusht 2020 në qytetin e Durrësit. Ndërkohë qysh prej 24 prillit 2018, Florida Beu, punon dhe si avokate në qytetin e Durrësit, pasi ushtron aktivitet tregtar në një zyra, përballë prokurorisë dhe gjykatës së Durrësit.

Nga verifikimet e kryera nga ka rezultuar se Florida Beu, është pronare dhe të një karburanti tjetër në Rrashbull të Durrësit.

Ky karburant është i regjistruar me emrin “Harizi Petrol” dhe zotërohet plotësisht me 100 për qind të aksioneve nga vajza 30-vjeçare Florida Beu, raporton “OraNews”.

Pavarësisht kësaj pasuri të madhe, Florida Beu, me sa duket e ka pasur ëndërr të fillonte punë në dikasterin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ku megjithëse konkurroi në 11 vende, sërish nuk mundi që të fitojë asnjë vend pune në ministri. Por pavarësisht kësaj, prokuroria e posaçme SPAK, pretendon se Florida Beu, ka paguar tek zv/ministria Rovena Voda, 1 mijë euro, një aparat telefoni dhe një arkë me peshk deti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME