Categories Lajme

Kosov, regjistrohen 486 raste të reja për 24-orë

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 9 persona, si dhe janë regjistruar 486 raste pozitive nga 1374 testime të kryera. Postimi i plotë i IKSHPK: 1374 TESTIME, 30 TË SHËRUAR DHE 486 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.374 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 486 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 20.655 raste nga 97.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 30 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.641 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.317.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 165 raste, komuna Gjilan 79 raste, komuna Prizren 32 raste, komuna Podujevë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 27 raste, komuna Ferizaj 23 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Gjakovë 17 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Suharekë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Kamenicë 9 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë dhe Skenderaj. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME