Categories Lajme

Kosova dëmshpërblen të përmbyturit,1 mln euro për kompensimin e dëmeve në objektet e banimit

Në Kosovë qeveria dha 1 milion euro për të kompensuar dëmet e shkaktuar nga përmbytjet në banesa. Autoritetet kanë ngritur tani komisionet e vlerësimit dhe më pas pritet ndarja e fondeve nëpër komuna. Ndërkohë Ministria e Bujqësisë po vlerëson dëmet tek fermerët. Qeveria në largim e Kosovës dha një milion euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në banesa, si pasojë e përmbytjeve që prekën Kosovën javën e parë të janarit.

Në njoftimin për mediat thuhet se Ministria e Pushtetit Lokal do të caktojë kriteret për kompensimin dhe do të themelojë një komision ndërministror për verifikimin, vlerësimin dhe koordinimin e procesit të ndarjes së fondeve për komunat. Sipas vendimit të Qeverisë, dëmet në infrastrukturë do të mbulohen nga buxhetet komunale, ndërsa dëmet në bujqësi do të kompensohen nga buxhetet komunale dhe Ministria e Bujqësisë.

Javë më parë, Kosova u prek nga përmbytje të mëdha në disa zona. Dëmet e sakta nga to nuk dihen ende, pasi po vlerësohen nga komisionet komunale. Prej disa javësh rajoni i Ballkanit është përfshirë nga reshje intensive shiu dhe dëbore që rritën prurjet në lumenj dhe në ujëmbledhës. Gjithashtu gjatë kësaj jave priten reshje të dendura, për të cilat ekspertët kanë paralajmëruar rrezikun e përmbytjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME