Categories Lajme

Kosova i dërgoi kërkesë Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, Andin Hoti, ka njoftuar, më 2 qershor, se i ka dërguar kërkesë presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq, për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Në llogarine tij në Facebook, Hoti ka publikuar letrën, të cilën i ka dërguar presidentit Vuçiq, më 1 qershor, duke thënë se kjo “është vetëm shkresa e parë drejtuar Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës”.

Hoti ka theksuar se letra e dërguar Vuçiqit është në respektim të zbatimit të Deklaratës për persona të zhdukur, e miratuar më 2 maj, në Bruksel, nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Alleksadar Vuçiq.

“Në përputhje me përkushtimet e Serbisë nën këtë deklaratë, unë po ua dërgoj kërkesën e parë zyrtare për qasje në informacionet relevante. Po shkruaj për të kërkuar qasje të plotë në materialet arkivore, përfshirë, por jo [qasje] të limituar, në dokumentet e klasifikuara, të dala nga Komanda e Shpërbërë e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë”, thuhet në letrën që Hoti thekson se ia ka dërguar presidentit serb, Vuçiq.

Hoti në postimin e tij ka theksuar se kjo brigadë, “përveç tjerash, ka kryer krime në regjion të Drenicës” dhe se “nga masakrat e kryera në fshatrat e Drenicës nga kjo njësi, ka ende civilë shqiptarë të zhdukur”.

Deklarata për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, parasheh angazhimet për palët, të cilat mund të qojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian, pas miratimit të Deklaratën për të Zhdukurit nga pala e Kosovës dhe ajo e Serbisë, theksuan e presin që “palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur”./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME