Categories Lajme

Kosova regjistron 141 raste, shifra më e lartë që nga shfaqja në vend

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të martën 141 raste të reja. Kjo është shifra më e lartë me të infektuar me koronavirus brenda një dite në Kosovë, që prej se u regjistruan rastet e para me këtë virus më 13 mars.

Më së shumti raste në 24 orët e fundit, sipas njoftimit, janë regjistruar në Prishtinë, përkatësisht 42. Më pas vjen Komuna e Vushtrrisë me 30 raste, në Pejë janë regjistruar 18, në Mitrovicë 11 dhe disa komuna të tjera kanë nën dhjetë raste të reja me koronavirus.

IKSHPK po ashtu njofton se janë shëruar edhe pesë pacientë, duke çuar në 968 numrin e të shëruarve, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Sipas këtyre të dhënave, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 1,756 raste, ku prej tyre, 34 pacientë kanë vdekur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME