Categories Covid-19, Lajme

Kosova regjistron 5 humbje jete në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja u raportuan

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 285 raste të reja me Covid-19, si dhe 5 viktima., duke e ccuar në total numrin e të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në 1558. Nga ana tjetër, 319 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit dhe numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 56.974.

Njoftimi:  319 TË SHËRUAR DHE 285 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.196 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 285 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 65.350 raste nga 277.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.558 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.974 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.818.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 123 raste, Gjakovë 22 raste, Pejë 22 raste, Podujevë 17 raste, Vushtrri 12 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Rahovec 9 raste, Gjilan 8 raste, Viti 7 raste, Deçan 5 raste, Prizren 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë dhe Skenderaj. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME