Categories Lajme

Kosovarët po blejnë akoma produkte online nga Kina

Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës kanë ndaluar mallrat që dyshohet se bartin virusin e ri, Covid-19, të cilat kanë origjinën nga Kina. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2018, Kosova ka eksportuar mallra në Kinë në vlerë prej rreth 1.4 milionë euro, derisa ka importuar në vlerë prej rreth 312 milionë euro.

Në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës, thonë se produktet të cilat janë ndaluar të hyjnë në Kosovë nga Kina, janë kryesisht prodhime me origjinë shtazore. Megjithatë të dhënat e Doganës se Kosovës për janarin e këtij viti tregtojnë se blerjet nga Kina kanë qenë të mëdha. Vlerjet online nuk kanë të ndalur nga Kina.

A.S, i cili porosit produkte online shpesh nga Kina, tha se vazhdon të blej akoma produkte nga ai shtete. “Së fundmi me është vonuar një pako e vogël. E kam porosit diku në janar, më ka ardhur në fillim të kësaj jave. Zakonisht porosia vjen për rreth një muaj”, tha ai, derisa tregon për lajmi.net dhe pakon e porositur.

Në Doganën e Kosovës, kanë thënë se rënia e importit nga Kina, ku e dhe e ka origjinën koronavirusi i ri Covid-19, është vërejtur në blerjet online. Nëse krahasohet periudha e njëjtë e vitit të kaluar me periudhën e këtij viti, sipas tij, vërehet se ka rënie të blerjeve online nga Kina deri në 35 për qind.

Përveç Kinës, ku edhe ishte burimi i virusit të ri, edhe në rreth 50 shtete tjera, janë regjistruar mijëra raste me koronavirusin e ri. Në Kosovë, nuk është paraqitur ende asnjë rast me këtë virus, nderkohe tashmë këso rastesh janë identifikuar në shtete fqinje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME