Categories Lajme

Kosovë, humbin jetën dy të rinj 23 dhe 22 vjeç

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në fshatin Piranë të Kosovës, në magjistralen Prizren-Gjakovë.

Policia kosovare njofton se nga aksidenti kanë humbur tragjikisht jetën dy të rinj të moshave 23 dhe 22 vjeç.

“Në fshatin Piranë, në magjistralen Prizren-Gjakovë me datë 19 gusht 2021, rreth orës 23:40 min, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ndërmjet dy veturave lokale, ku si pasojë përveç dëmeve materiale pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy persona nga të lënduarit të lindur në vitin 1998 dhe në vitin 1999 kanë mbetur të vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda nga aksidenti.

Në këtë aksident gjithashtu lëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dyshohet se aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë dhe mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit duke e humbur kontrollin e drejtimit në rrugë.

Në vendin e ngjarjes përveç policisë, emergjencës dhe zjarrfikëseve ka dalë edhe prokurori i shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim që trupat e pajetë të dërgohen në IML në Prishtinë për ekspertizën mjeko-ligjore. Me rastin po merren hetimet rajonale të njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME