Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë, ku një 13-vjeçare dyshohet se ishte v iktimë e a buzimit s eksual nga shumë persona për një kohë të gjatë, shkruajnë mediet në Kosovë.
Por ajo çka e rëndon më tepër situatën është fakti i neglizhencës së familjes, si dhe mes të dyshuarve që akuzohen për a buzim s eksual është edhe xhaxhai i 13-vjeçares.
Më 16 qershor familjarët e kishin raportuar të zhdukur adoleshenten. Por Pas kërkimeve të bëra, njësitë policore të Lipjanit e kishin gjetur vajzën në një shtëpi të pabanuar në gjendje të mjerueshme, e bashkë me vajzën gjetën edhe një rrëfim tronditës.
Sipas medieve në Kosovë 13-vjeçarja prej disa kohësh ishte përzënë nga familjarët e saj. Kjo e kishte detyruar atë që të flinte e vetme rrugëve. Deri më tani policia ka a rrestuar një 51-vjeçar, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Rasti i rëndë është konfirmuar nga policia e Kosovës:
“Denoncimi për rastin person i zhdukur ( fëmijë, 13 vjeç, femër) është bërë më datë 16.06.2021 në stacionin policor në Lipjan. Më datë 17.06.2021 policia ka arritur të gjej personin dhe konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit ka nisur trajtimin e të gjitha rrethanave që kanë karakterizuar ngjarjen, me ç’ rast janë ngritur dyshime edhe për keqpërdorim seksual’’, thuhet në përgjigjen e Policisë, shkruan Periskopi.
“Një i dyshuar mashkull, 51 vjeç, është arrestuar nga ana e policisë dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje prej 48 orësh për t’u proceduar dhe paraqitur më tej mekanizmave relevant në procedurë’’, përfundon Policia. Por si kishin nisur përjetimet t merruese të së m iturës?
E m itura e a buzuar s eksualisht kishte qenë anëtare e një familjeje në kushte të rënda ekonomike dhe sociale me njëmbëdhjetë fëmijë. Banorët e Janjevës kanë thënë se kohë pas kohe këta fëmijë kishin qenë “problematikë” për atë anë.
E m itura, sipas informacioneve të Policisë që posedon Periskopi, ishte detyruar të qëndronte rrugëve duke ju ekspozuar r rezikut të madh ndërkohë që pas një periudhe kohore kishte shkuar te xhaxhai i saj. Por, edhe xhaxhai i saj më pas e kishte dëbuar dhe kjo e kishte detyruar që të bridhte rrugëve duke gjetur strehim vetëm nëpër shtëpi të braktisura të fshatit Janjevë. Burime brenda Policisë i kanë thënë Periskopit se mes të dyshuarve për a buzim s eks ual ndaj 13-vjeçares është edhe xhaxhai i saj. Rasti është nën h etim.
