Categories Lajme

Kosovë/ Makina shkatërrohet dhe digjet plotësisht, plagosen 7 persona, 4 në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Klinë të Pejës në Kosovë, ku siç shihet dhe nga fotot e siguruara një autveturë është e shkatërruar plotësisht dhe e shkrumbuar nga flakët. Shtatë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit, 4 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka dhënë detaj në lidhje me personat e lënduar, ku thekson se personat në gjendje të rëndë janë dërguar për shërbim më të specializuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë marrë lëndime trupore. Katër nga ta kanë lëndime më të rënda dhe janë dërguar në Ëmergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ndërkaq tre të tjerët me lëndime më të lehta janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë”, ka deklaruar Gashi. Ndërkohë, Gashi ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur sot në orën 12:19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME