Categories Lajme

Kosovë, nërrojnë jetë nëntë persona dhe 162 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Kosova ka shënuar ditën e sotme një rritje të rasteve nga COVID-19. Në 24 orët e fundit humbën jetën nëntë persona dhe pati 162 raste, teksa u testuan vetëm 470 persona. Më shumë raste në 24 orët e fundit kishte Prishtina me 48, ndjekur nga Peja me 21 dhe Ferizaj me 20. Ndërkohë në total Kosova po i afrohet 12 mijë rasteve me COVID-19, nga të cilët 425 kanë vdekur tashmë.

NJOFTIMI NGA IKSHPK Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 11.848 raste nga 45.397 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 425 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.684 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.739.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME