Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Kosovë. Mësohet se një person ka vdekur në fshatin Gadime të Lipjanit, pas një sherri, nisur nga një mosmarrëveshje.
Sipas mediave kosovare, e gjithë nisi nga një mosmarrëveshjeje mes fëmijëve dhe më pas është kthyer në konflikt mes prindërve.
“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ” 6 Maji ” në fshatin Gadime në Lipjan.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në h etimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me v rasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Aktualisht po vijon faza fillestare e ndërmarrjes së veprimeve h etimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti.
